Ankorohet në Portin e Durrësit anija “Moliva” e cila dyshohet se transporton mbetje të rrezikshme me një ngarkesë prej 102 kontejnerësh.
Anija është ankoruar në kalata nr. 7, aty ku do të bëhet edhe procesi i shkarkimit të ngarkesës, proces ky i cili pritet të zgjasë përreth tre orë.
Nga kalata nr.7, kontejnerët nën masa të rrepta sigurie do të shoqërohen nga policia dhe autoritetet e ngarkuara për mbikëqyrjen e tyre, drejt Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik. Në këtë zonë është përgatitur një vend i posaçëm, duke përmbushur kushtet e vendosura nga Prokuroria për monitorim 24 orë me kamera sigurie dhe në një ambient të sigurt mjedisor. Materialet do të qëndrojnë nën mbikëqyrje të rreptë gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të hetimit nga organi akuzës.
102 kontejnerë kanë qëndruar të bllokuar në anijen turke “Moliva” që prej datës 28 tetor.
Qeveria shqiptare ka nisur hetimin për të përcaktuar nëse materialet janë të rrezikshme apo jo dhe se nga ku e kanë origjinën. Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit (OLAF).
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.