Dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale / Në pranga 37-vjeçari në Vaun e Dejës, tentoi t’i ikte policisë

automatik

automatik

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës. Një 37-vjeçar është arrestuar pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.Ndërkohë bëhet me dije se 37-vjeçari, Marjan Gjoni, rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Sapo është lokalizuar nga uniformat blu , ai ka tentuar të largohet por është neutralizuar më pas dhe vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e  Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.