automatik
Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës. Një 37-vjeçar është arrestuar pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.Ndërkohë bëhet me dije se 37-vjeçari, Marjan Gjoni, rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Sapo është lokalizuar nga uniformat blu , ai ka tentuar të largohet por është neutralizuar më pas dhe vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.