Dyshohet se shtyu bashkëshorten dhe 3 fëmijët drejt vetëvrasjes, Ergys Arrazi: Nuk i kam dhunuar

Shtetasi Ergys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët u vetëmbytën në ujërat e lumit Buna. 31 vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë: “nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim”.

Në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë, ai ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim. Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi.

Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike, gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh shtetasi Ergys Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje. Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë e cila shokoi opinionin publik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.