Categories: LajmeSport

E ardhmja e sulmit kuqezi

Futbollistët shqiptarë kanë spikatur me paraqitjen e tyre si me klubet, si me përfaqësuesen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA. E teksa të gjithë tifozët shqiptarë janë të gjithë janë “sy e veshë” për të parë se çfarë plani ka Silvinjo për sfidën e 12 tetorit 2023 kundër Republikës Çeke, pasi Broja është rikuperuar plotësisht ndërsa Muçi po kalon një moment fantastik. Broja u rikthye në dispozicion të Çelsit pas thuajse 10 muajsh, duke bërë që të festojnë, përtej humbjes me Aston Vilën, edhe tifozët e bluve londinezë, por edhe tifozët kuqezi.

Madje ai ka marrë një vëmendje të veçantë mori edhe nga një postimi i UEFA-s në faqen zyrtare. “Armando Broja zjarr. U rikthye në fundjave pas një dëmtimi”, shkruan UEFA, postim i shoqëruar me golin e famshëm që Broja i realizoi Hungarisë në Eliminatoret e Botërorit të shkuar. Me Brojën që duhet të gjejë ende formën e tij optimale, futbollisti tjetër kuqezi i momentit është Ernest Muçi. Talenti kuqezi zhvilloi një ndeshja fantastike përballë Aston Vilës në Ligën e Konferencës, ku realizoi një dygolësh.

Pasi u nominua si lojtari më i mirë i ndeshjeve të para, faqja zyrtare e veprimtarisë së 3-të të klubeve të kontinentit vijon të mos i ndahet sulmuesit shqiptar: “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, shkruhet në postimin e saj. Muçi dhe Broja janë padyshim e ardhmja e sulmit kuqezi dhe duket se këtë e ka parasysh edhe UEFA.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

45 minutes ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

47 minutes ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

49 minutes ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

51 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

52 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

54 minutes ago

This website uses cookies.