E artë historike për Djokovic, mund në finale Alcaraz
Djokovic, i artë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Ishte i vetmi turne i madh që i mungonte palmaresit së tij të jashtëzakonshme. Mundi Alcaraz në dy sete 7-6, 7-6 dhe kompletoi karrierën ‘Golden Slam’…
Novak Djokovic nuk përmbahet. Serbi, i cili mposhti Carlos Alcaraz, 2-0 me sete (7-6 7-6), fitoi medaljen e parë të artë në karrierë në Olimpiadë. Kështu, legjenda 37-vjeçare arrin një tjetër moment historik në karrierën e tij fantastike, duke e përfunduar ndeshjen me lot: për të kjo është medalja e dytë në një garë me pesë unaza pas bronzit në 2008.
Për Carlos Alcaraz një argjend shumë prestigjioz. Në podium ishte edhe italiani Lorenzo Musetti, i cili mori medaljen e bronztë të shtunën.
Menjëherë pas triumfit, Djokovic u gjunjëzua i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribunë. Ai më pas festoi në qendër të fushës, përpara se të shkonte drejt tribunës dhe të përqafonte gruan e tij Jelena dhe fëmijët e tij, Stefan dhe Tara.