Categories: LajmeSport

E bujshme nga Spanja: Zidane do të jetë trajneri i ri i Bayernit

Zinedine Zidane është një hap larg drejtimit të Bayernit të Mynihut. Nga Spanja e bëjnë të sigurt marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madridit dhe gjermanëve, edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë zyrtarizim apo firmë. Pas refuzimit të Nagelsmann, i cili sapo rinovoi si trajner i Gjermanisë, bavarezët kanë zgjedhur francezin me të cilin tashmë kanë një marrëveshje në parim.

Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve tre vjet radhazi, megjithatë bëri kërkesa të rëndësishme merkatoje përpara se të merrte një vendim përfundimtar.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Zidane do të kishte kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t’i thënë po projektit.

Mundo Deportivo, konkretisht, nënvizoi se kërkesat për përforcime do të kishin të bënin me repartin e mbrojtjes. Dhe Bayerni, i cili zakonisht kënaq trajnerët e tij, do të kishte thënë po.

Një marrëveshje e përgjithshme mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tre sezoneve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.