Categories: BotaLajme

E burgosur për të drejtat e grave, aktivistja iraniane fiton Çmimin Nobel për Paqe

Narges Mohammadi, një aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqen. Ajo u nderua me këtë çmim për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet e saj për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë.

Narges Mohammadi është një aktiviste iraniane dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për “përhapje propagande”.

Këtë vit ajo u përfshi gjithashtu në 100 Gratë e BBC-së, një listë e profilit të lartë prej 100 grave frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota.

Emrat e të nominuarve mbahen sekret, por më shumë se 350 njerëz dhe grupe ishin në garë këtë vit. Fituesi i këtij viti do të marrë çmimin prej 11 milionë Krona Suedeze, ekuivalente me gati një milion dollarë amerikanë. Kjo është një rritje prej 10% nga shuma e vitit të kaluar.

Po ashtu, fituesit do t’i jepet gjithashtu një diplomë dhe një nga medaljet ikonike prej ari 18 karatësh të Komitetit të Nobelit.

Që nga fillimi i tij në 1901, Çmimi Nobel për Paqe u është dhënë 110 individëve dhe 30 organizatave.

Çmimi i vitit të kaluar u nda midis aktivistit të të drejtave të njeriut Ales Bialiatski, Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, e cila dokumenton krimet e supozuara të luftës dhe Memorial, një grup i të drejtave të ndaluara në Rusi.

Fitues të tjerë të kaluar kanë përfshirë aktivisten pakistaneze për edukimin e fëmijëve Malala Yousafzai dhe Abiy Ahmed, Kryeministrin e Etiopisë.

Po ashtu edhe disa organizata kanë marrë çmimin disa herë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e ka fituar tri herë dhe Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e ka fituar dy herë./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Penalltia e Alvarez, UEFA: Edhe pse minimale, prekja është. Po vlerësojmë ndryshimin e rregullit

Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…

2 hours ago

Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…

2 hours ago

Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve”

Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…

2 hours ago

Gjykatësi urdhëron administratën Trump të rikthejë në punë mijëra punonjës të pushuar

Një gjykatës federal ka urdhëruar shumë agjenci federale që të rikthejnë "menjëherë" në punë punonjësit…

2 hours ago

Putin: Në parim jam dakord me propozimin e SHBA-së për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia pajtohet në parim me propozimin e…

2 hours ago

Begaj në forumin Global “Baku 2025”, thirrje për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar

Presidenti, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Forumin e 12 të Global “Baku 2025”. Në …

2 hours ago

This website uses cookies.