8ddde1302d934354b8cbfbeb9aedb641

8ddde1302d934354b8cbfbeb9aedb641

Ka qenë një ditë me kontraste e diela për dy pret futbollistët të Kombëtares kuqezi, teksa Klaus Gjasula ka qenë i pazëvendësueshëm në fitoren e parë të Darmstadtit, ndërsa Etrit Berisha ka dhënë gjithçka, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen 0-3 të skuadrës së tij, Empolit, në fushën e Bolonjës.

Kështu Gjasula ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për Darmstadtin, që e mposhti të dielën në shtëpi Verder Bremenin me rezultatin 4-2. Ai luajti si qendërmbrojtës në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Bundesligës gjermane. Për Darmstadtin ishte fitorja e parë në elitën e futbollit gjerman, teksa në këto javë, skuadra e shqiptarit ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe është në vendin e 15-të të renditjes. Ndërkaq, Etrit Berisha ka pësuar tjetër humbje në elitën e futbollit të Italisë.

Portieri i Shqipërisë u mposhtën të dielën me Empolin në fushë të huaj përballë Bolonjës, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Serisë A. Tek Empoli luajti nga minuta e 79-të edhe sulmuesi 20-vjeçar, Stivën Shpendi. Ardian Ismajli është kthyer nga lëndimi, por nuk u aktivizua në këtë ndeshje. Rikardo Orsolini i shënoi të 3 golat për Bolonjën, e cila ka grumbulluar 10 pikë në 7 ndeshje, kurse Empoli ka vetëm 3 pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.