E diela e basketbollit shkodran, përballen Vllaznia-Studenti femra, dhe Vllaznia-Tirana, meshkuj
Dita e dielë ka rezervuar për amatorët e sportit të basketbollit shkodran dy sfida shumë të rëndësishme të kampionatit Kombëtar, për femra dhe meshkuj. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të ndeshen fillimisht Vllaznia-Studenti për femra, ndërkohë që më pas luhet superndeshja e meshkujve, Vllaznia-Tirana, dy skuadra që në tabelën e klasifikimit janë me pikë të barabarta, në vendin e tretë dhe të katërt.
Për ta kaluar me sukses këtë përballje, trajneri Bekteshi kërkon mbështetjen e tifozëve kuqeblu.
Duelet e së dielës, Vllaznia-Studenti femra dhe Vllaznia-Tirana meshkuj, luhen përkatësisht, në orën 15:00 femra dhe 18:00 meshkujt.