E diela e Larit – Arqipeshkëvi Peragine: Kthehuni nga Zoti, larg fenomeneve negative

Kisha katolike në Shkodër kremtoi të dielën e larit, e cila kremtohet një javë përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës
Pas procesionit në rrugët kryesore të qytetit, arqipeshkëvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, përcolli mesazhin e tij duke vënë theksin tek besimi në Zot dhe largimi ndaj fenomeneve negative.
E diela e Larit quhet ndryshe edhe si e diela e Palmave. Në meshën e shenjtë, besimtarët e krishterë bekojnë gjethet e dafinës ose të ullirit.
Të dielën e Larit nis Java e Madhe, por nuk mbyllen Kreshmet, që përfundojnë vetëm me kremtimin e mbrëmjes së të enjtes, ditë në të cilën nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.