E Diela e Larit, besimtarët morën pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës
Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Me të nis Java e Madhe, por nuk mbyllen Kreshmët, që përfundojnë vetëm me kremtimin e orës së nëntë të së Enjtes së Madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Treditëshi i Shenjtë i Pashkëve.
Në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u kremtua e Diela e Larit me besimtarët që morën pjesë në meshën e shenjtë liturgjike, drejtuar nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra. Ai u ndal në mesazhin e faljes dhe rëndësisë që ka ajo.
E diela e larit simbolizon hyrjen e Jezu Krishtit në Jeruzalem rreth një javë para kryqëzimit të tij.Besimtarët katolikë në të gjithë botën përgatiten të festojnë Pashkët, të dielën e datës 31 mars, festën me simbolikën e Ringjalljes.