E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

e diela ne kala

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy vizitorë nga Azia Qendrore.

Pamja paronamike , si dhe objektet  që nga periudha e Neolitit që gjenden në muzeun e kalasë,  nga  vizitorët vlerësohen si atraksionet, që  e bëjnë  këtë objekt  tepër  të pëlqyeshëm.

“ Në vijmë nga Kina dhe për ne është hera e parë këtu. Menjehërë do të marrim disa të dhëna rreth kalasë, pasi kemi mbërritur tani. E kemi lexuar në Wikipedia, legjenda e kalasë tuaj është interesante.

– Po , tepër bukur. Përshtypja jonë e parë: është vend i këndshëm.  Në kala është pamja dhe hapësira. Jeni me fat që keni çdo gjë, vend i mirë.

-Shkodrën e kam vizituar dy herë, por dua të them se në kala nuk kishe qënë dhe më kishte mbetur merak. Sot erdha dhe po e shijoj me miqtë e mi”, shprehen vizitorët.

Kalaja e Rozafës dhe historia e saj është një atraksion jo vetëm për qytetarët shkodanë apo shqiptarë,  por edhe për turistët që vijnë të vizitojnë qytetin.

 Për shkak të pozicionit në kodrën në hyrje të qytetit, ajo shquhet sapo i afrohesh Shkodrës. Kalaja është objekti kryesor i përfshirë në axhendën e turistëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Mes tyre gjen edhe shumë nxënës shkollash, që kanë kërshëri të shohin nga afër çdo pëllëmbë të objektit që daton që në shekullin e katërt para Krishtit, por që zhvillimin më të madh e mori gjatë mesjetës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.