E diela në Shirokë – Moti me diell ka bërë që qytetarë të shumtë të frekuentojnë këtë zonë
Shiroka mbetet një ndër destinacionet e preferuara nga qytetarët shkodran dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë preferuar që të kalojnë këtë fundjavë në Shirokë, me familjarët apo miqtë e tyre.
Qytetarët tregojnë arsyet pse zgjedhin të frekuentojnë Shirokën.
Nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët e vlerësojnë Shirokë për ajrin e pastër.
“Unë kam ardhur nga Gjermania. Për mua është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Në Shkodër çdo gjë qenka perfekte, natyra, malet, ajri, lumenjtë e liqeni, sikurse në Shirokë , një vend tepër i veçantë, sidomos mikpritja” .
Shiroka mbetet përherë e preferuara e shkodranëve.
Fundjava në Shirokë është perfekte, për ata që duan të shkëputen nga jeta e përditshme dhe të relaksohen në natyrë.