“E djegur për së gjalli”/ Në natën e pestë të festivalit teatror për të rinj konkuruan nxënësit nga Guri i Zi
“E djegur për së gjalli”, ishte kjo shfaqja e radhës për publikun e pranishëm në teatrin “Migjeni”. Ajo erdhi e interpretuar nga nxënësit e shkollës së Gurit të Zi “Atë Gjon Karma”, në kuadër të netëve të Festivalit Teatror për të Rinj. Mizanskenat e shoqëruara nga efektet skenike krijuan forcën e mesazhit që kërkoi të përcjellë përmes shfaqjes, regjisori shkodran Nikolin Fërketa. Tematika e saj është ajo e një gruaje të dhunuar që kërkon të rifitojë jetën.Nuk është hera e parë që provojnë të ngjiten në skenën e teatrit “Migjeni” për nxënësit e shkollës “Atë Gjon Karma”, por sa herë e bëjnë atë provojnë të njëjtat emocione të forta por të bukura.Deri më tani janë prezantuar 5 shkolla të mesme ndërsa shfaqje të tjera do të vijojnë të dhurohen për publikun shkodran si pjesë e Festivalit Teatror për të Rinj.