E enjtja e legjionarëve kuqezi, pozitive

Liga e Evropes dhe Liga e Konferences

Liga e Evropes dhe Liga e Konferences

Dy veprimtaritë e tjera të klubeve të kontinentit, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, kanë luajtur të enjten ndeshjet e 5-ta të fazës së grupeve. Dhe talenti shqiptar, Ernest Muçi, i ka shënuar sërish Aston Vilës në Ligën e Konferencës, teksa të enjten në mbrëmje 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në “Villa Park”, në duelin e kthimit, pas dygolëshit që u pati shënuar anglezëve në përballjen e parë, të fituar 3-2 në Poloni. Muçi përfitoi nga gabimi në mbrojtje i vendasve, teksa me një gjuajtje spektakolare, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portieri kundërshtar.

Një gol mjaft i bukur ky i yllit shqiptar i cili po fiton besim nga ndeshja në ndeshje, edhe pse nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen 1-2, pasi Aston Vila gjeti golin e fitores në pjesën e dytë. Muçi ishte titullar përgjatë gjithë takimit, ndërsa nga minuta e 77-të u aktivizua edhe Jurgen Çelhaka. Ndërkaq, Atalanta, ku Berat Gjimshiti është titullar, e ka mbyllur në epërsi minimale pjesën e parë të sfidës së saj në shtëpi ndaj Sportingut të Lisbonës, të vlefshme për grupin D të Ligës së Evropës.

Por portugezët kanë barazuar shifrat në pjesën e dytë dhe mbyllet kështu 1-1 kjo përballje, që i çon të dyja skuadrat në turin tjetër, por me skuadrën e Gjimshitit si të parën në renditje dhe duke i kursyer kështu vetes një tur “play-off”-i në pranverë. Kurse në grupin C, Sparta e Pragës, për të cilën një tjetër futbollist kuqezi, Qazim Laçi, është titullar, e ka mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë të përballjes në shtëpi me Real Betisin, por ka vijuar të gjejë golin e fitores në pjesën e dytë, duke fituar 1-0 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Kurse në grupin H, Redon Xhixha është aktivizuar nga minuta e 60-të në barazimin 2-2 që skuadra e tij azere, Karabagu, mori në Norvegji përballë Moldes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.