“E ka dashur lirinë por ja mohuan”, Ekskluzive- Flet nëna e Faton Hajrizi: 15 vjeç e mbanin lidhur me zinxhir

Jetë Shqiptare udhëton drejtë qytetit të Skenderajt të Kosovës për të biseduar me nënën e Faton Hajrizi, i vrarë nga policia serbe pas rreth 40 orë kërkimesh, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë.

Shahrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit , ka folur në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1.

Ajo ka treguar vuajtjet e të birit kur u dënua për vrasjen e një ushtari rus.

Sikurse tregon për “Jetë Shqiptare” i biri Fatoni flinte në krevat betoni dhe e lidhnin edhe me zinxhirë.

Nëna Shahrije Hajrizi, tregon se, “ Fatoni ra në burg në moshën 15 vjeçare, në shkurt të vitit 2000 ku fatkeqësisht vrahu një ushtar rus. E kemi dorëzuar për mos të rënë në kurth. Ka qëndruar në burgun famëkeq të Veriut të Mitrovicës”.

 Në atë burg me Fotonin, tregon ajo,  janë sjell në mënyrën më monstruoze për mënyrën se si është trajtuar ai si I burgosur.

Faton u arratis 9 herë nga burgjet e Kosovës duke kërkuar me çdo kusht lirinë

Im bir, tregon nëna e Faton Arizi ka qenë një djalë shumë I shkathet, inteligjent dhe kishte aftësi të dhëna nga zoti”.

Ka qenë djalë besnik, I dashur shumë  por fatkeqësisht na la”.

Në moshën 15 vjeç kur e sollën në gjykatë për veprën penale ai ishte I lidhur me zinxhir edhe pse ishte një fëmijë. Ishte lidhur në qafë, në bel dhe në të dy këmbët-“

Mamaja e Fatonin tregon se e ka ndjekur çdo seancë të gjyqit në atë kohë duke I përjetuar dhe dhunën dhe torturat bashkë me atë.

Ai nuk duhet të qëndronte në Veri të Mitrovicës por në një burg për minoren.  

Djali duhet të kishte vuajtur dënimin në burgun e Lipianit për moshatarët e tij ku mund të kishte vazhduar shkollimin dhe duhet të trajtohej si I mitur

Fatoni e ka dashur lirinë por nuk e lanë.

Në 9 arratisjet që ka bërë Fatoni më vinte dhe më takonte por nuk qëndronte në shtëpi. Arratisja nuk ishte shpëtim, atij I rëndonte. Fatoni I kishte kryer 2/3 e dënimit dhe I kishin mbetur dhe 6 vjet.

 Ai kërkonte liri po nuk I mundësuan liri me kusht.

Asnjëherë nuk I është dhënë mundësia sepse nuk e kanë dashur të lirë por kështu sikurse është sot”.  

Duke treguar rrugëtimin e fundit të të birit të vetë Fatonit, mamaja thotë nuk kemi pasur dijeni për destinacionin e tij.

Ishte njëri I fjalës dhe I besës. Tradhtinë nuk ja ka bërë kurrkujt por as s’ja ka mbajtur askujt.

Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend. Ka qenë shumë i rregullt, nuk na la përshtpje që do të largohej nga burgu në datën 6. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan. Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg.” deklaron ëma e Fatonit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.