E konfirmon Prokuroria: 4 të dyshuar për rastin e Banjskës lirohen për mungesë provash
Katër persona të cilët janë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e informimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Ju njoftojmë se katër persona, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtët janë liruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe katër persona tjerë, për të cilët Gjykata ka vendosur qëndrimin në paraburgim për një muaj.