E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës. Me mbështetjen e votës së publikut, ajo fitoi një konkurs televiziv muzikor, i cili e kualifikoi si pjesëmarrëse në Eurovizion .

Këngëtarja 24-vjeçare i ka mbijetuar sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Artistja po festonte me miqtë në festivalin Nova, kur u sulmuan nga militantët e grupit palestinez. Raphael mbijetoi duke u fshehur nën trupat e pajetë brenda një strehe pranë vendit ku po zhvillohej ngjarja muzikore.  “Muzika është një nga faktorët më të fortë që ndikoi në procesin e shërimit tim “, u shpreh ajo pas fitores së garës muzikore.

Në një intervistë ajo tha se do të përdorte daljen e saj në Eurovizion për t’i treguar botës historinë e vendit të saj ashtu siç e ka përjetuar ajo. Kënga me të cilën do të garojë artistja izraelite pritet të përzgjidhet dhe publikohet në muajin mars.

Eurovizioni i vitit të kaluar u shënua nga polemika dhe protesta mbi vendimin e tij për të lejuar Izraelin të konkurronte për shkak të luftës në Gaza. Konkurrentja izraelite në vitin 2024, Eden Golan u urdhërua nga organizatorët e Eurovizionit të ndryshonte titullin e këngës së saj, i cili i referohej sulmit të 7 tetorit 2023, në respekt të rregullave të konkursit që ndalonin deklaratat politike. Zvicra fitoi konkursin vitin e kaluar dhe sipas traditës pret këtë vit nga dtata 13 deri më 17 maj edicionin e 69-të, ku artistët nga 37 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, do të garojnë në Bazel.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.