E mitura largohet nga banesa, një 70-vjeçar konsumon fotoksinë, ndërroj jetë në spital
Policia e Shkodrës njofton se një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në komisariatin e policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe.Uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e të miturës. Ndërkohë mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital,një 70 vjeçar. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë Shkodër referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar , banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.