“E nderuar që kam miratimin e Presidentit”, Harris: Së bashku do të fitojmë
Nënpresidentja Kamala Harris ka vlerësuar mbështetjen e presidentit Xho Bajden (Joe Biden) për nominimin për presidente.
Në një reagim pas tërheqjes të Bajden-it nga gara për të mos kandiduar në zgjedhjet presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Harris falenderoi Bajden ndërsa u zotua për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të mposhtur Donald Trump.
“Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit dhe synimi im është të fitoj dhe të fitoj këtë nominim. Me këtë akt vetëmohues dhe patriotik, Presidenti Biden po bën atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij të shërbimit: duke vënë popullin amerikan dhe vendin tonë mbi çdo gjë tjetër. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, tha Harris.
Kanë mbetur 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, një periudhë e shkurtër kohore për Harris për të konsoliduar mbështetjen e partisë së saj.
Konventa e Demokratëve, në të cilën emërohet zyrtarisht kandidati për president, do të mbahet më 19-22 gusht në Çikago, Illinois.
Nëse zgjidhet si kandidate demokrate, Harris, 59-vjeçare, ish-prokurore dhe senatore e Kalifornisë, do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në historinë amerikane, që do të garojë për presidente.
Presidenti amerikan, Xho Bajden (Joe Biden) është tërhequr këtë të diel (21 korrik) nga gara për zgjedhjet presidenciale./CNN