E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh nga Vlora: “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve”
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ishte sot në një vizitë pune në Vlorë, ku ka zhvilluar takime me pushtetin lokalë.
Fillimisht Nancy VanHorn është pritur nga kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, më pas me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj si dhe me studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.
Fillimisht e përfaqësuesja e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe kreu i Bashkisë, Dredha janë ndalur në një takim me të rinjtë e qytetit të angazhuar në Këndin Amerikan, që prej më shumë se dy dekadash ka shërbyer si një hapësirë kumbuese dhe një qendër kreativiteti për të rinjtë shqiptarë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fermaldredha%2Fposts%2Fpfbid02qvCjMxLcpo1dpsgn7BC5fwDSwdHKFjPTnMbSCYgQBPC4YFvxRrTPa8ejtm8sTAYgl&show_text=true&width=500
Në mesazhin e bërë publik nga kreu i Bashkisë së Vlorës Dredha, thuhet se, “Kënaqësia e pritjes së të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn, shkonte bashkë me atë të të rinjve sepse arsyeja e vizitës i kushtohej posaçërisht të ardhmes së tyre.
“Është frymëzuese të shohësh se si, falë Këndit Amerikan, qindra fëmijë e të rinj të Vlorës, në këto 20 vite bashkëpunimi, janë rritur me përkushtimin e një vendi që projekton lirinë dhe demokracinë”, shkruan ai.
Më pas, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, zhvilloi takime me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.
VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid09w21bKgoQEgFvz14XHMmPoifmxfRZQYFHSFKmxjmvMC5sPjaWBuRZLMkRGf9kknGl&show_text=true&width=500
“Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve.
Ditën e djeshme VanHorn zhvilloi takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ajo ka zhvilluar takime edhe me kryetarë të Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.