Lajme

E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh nga Vlora:  “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve”

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ishte sot në një vizitë pune në Vlorë, ku ka zhvilluar takime me pushtetin lokalë.

Fillimisht Nancy VanHorn është pritur nga kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, më pas me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj si dhe me studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Fillimisht e përfaqësuesja e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe kreu i Bashkisë, Dredha janë ndalur në një takim me të rinjtë e qytetit të angazhuar në Këndin Amerikan, që prej më shumë se dy dekadash ka shërbyer si një hapësirë kumbuese dhe një qendër kreativiteti për të rinjtë shqiptarë.

Në mesazhin e bërë publik nga kreu i Bashkisë së Vlorës Dredha, thuhet se, “Kënaqësia e pritjes së të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn, shkonte bashkë me atë të të rinjve sepse arsyeja e vizitës i kushtohej posaçërisht të ardhmes së tyre.

“Është frymëzuese të shohësh se si, falë Këndit Amerikan, qindra fëmijë e të rinj të Vlorës, në këto 20 vite bashkëpunimi, janë rritur me përkushtimin e një vendi që projekton lirinë dhe demokracinë”, shkruan ai.

Më pas, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, zhvilloi takime me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

 “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve.

Ditën e djeshme VanHorn zhvilloi takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ajo ka zhvilluar takime edhe me kryetarë të Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Mbështetje për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar

Qeveria do mbështesë përmes një page, kujdestarët që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar.…

11 hours ago

Ministeriali i NATO-s, Hasani: Shqipëria do investojë 3 % të PBB për mbrojtjen deri në 2030

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s,…

11 hours ago

Rektori Gjuraj takim me Massafra ! – Arqipeshkvi i dhuron UNISHK 20 kopje te librit “Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike”

Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof .Tonin Gjuraj ka pritur sot  Arqipeshkëvin e Shkodrës ,…

12 hours ago

Marrëdhëniet mësues-prindër-nxënës, Kadija: Takime intensive, në fokus platformat online

Në Shkodër, ashtu si në të gjithë shkollat e vendit tonë ka nisur një javë…

12 hours ago

Qendra multifunksionale për PAK – Lezha:  Zyra do të shërbejë për familjarët e personave me aftësi të kufizuara

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara,  pranë repartit të kirurgjisë…

12 hours ago

Turneu  mbarëkombëtar i moshave – 50 ekipe me mbi 1000 pjesëmarrës, edicioni i 7-të i turneut “Autochthonous”

Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit,…

12 hours ago

This website uses cookies.