E pabesueshme në Brazil: trajneri largohet, mjeku e zëvendëson dhe… fiton
Është e pabesueshme ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Real Brasilia dhe Brasiliense, e vlefshme për divizionin e katërt brazilian. Trajneri i Brasiliense, Paulo Roberto Santos, dha dorëheqjen gjatë pushimit, kur rezultati ishte ende 0-0. Jo vetëm kaq, skuadra iu besua menjëherë mjekut të ekipit Jorge Oliva i cili arriti të fitojë ndeshjen, duke marrë tri pikët me rezultatin 2-1. Klubi po mendon për një zëvendësues, por nuk përjashtohet mundësia që vetë Oliva, siç raporton O Globo, të vazhdojë aventurën e tij si trajner.
Pas incidentit, klubi doli me një deklaratë në të cilën shpjegoi arsyet që e shtynë Paulo Roberto Santos të largohej nga pankina: “Braziliense komunikon se gjatë intervalit të ndeshjes mes Real Brasilia dhe Brasiliense, trajneri Paulo Roberto Santos, i pakënaqur me kritikat e marra nga presidenti i klubit për paraqitjen e dobët të skuadrës në pjesën e parë, vendosi të linte komandën e ekipit së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të tij stërvitor. Gjatë pjesës së dytë Brasiliense regjistroi një paraqitje më të mirë, duke fituar 2-1”.