E pazakontë, Fershtapen mund të shpallet kampion pa garuar

Fershtapen

Fershtapen

Botërori aktual i Formulës 1 mund të vendoset pa nisur Çmimi i Madh i Katarit. Arsyeja? “Asi” nën mëngë i Fershtapen për të bërë të vetin titullin e tretë Botëror në Formula 1 quhet “Sprint Shootout”.

Siç dihet Formula 1 në këtë sezon ka implementuar këtë sistem të ri shpërndarjeje pikësh duke tentuar që të rrisë shikueshmërinë. Në disa Çmime të Mëdha të specifikuara që në fillim (Katari ishte njëri prej tyre). FIA bëri me dije se pilotët do të kenë mundësi që të marrin pikë që të shtunën në “Sprint Shootout”. Gara sprint e cila zhvillohet një ditë para garës u jep mundësinë pilotëve të vendosin në bazë të xhirove më të shpejta vendet për startin e garës ndërkohë që tetë veturat më të shpejta vlerësohen me pikë (e para merr 8 deri në vendin e tetë, i cili vlerësohet me një pikë).

Duke parë këto kushte më 6 tetor Fershtapen mund të fitojë titullin për pilotë nëse në garën sprint merr 3 pikë më shumë se shoku i skuadrës Serxho Perez. Momentalisht diferenca mes dy pilotëve është plot 177 pikë (holandezi ka 400 pikë, meksikani ka 223).  Çmimin e Madh të Katarit do të keni mundësi ta ndiqni në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.