E pazakontë, ndërpritet Teuta-Vllaznia
Gjysmëfinalja e tretë mes Teutës dhe Vllaznisë në basketboll për meshkuj është ndërprerë në fundin e pjesës së parë për të mos nisur më.
Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, në fund të periodës së dytë, basketbollisti i Teutës, Elian Memçaj, reziloi një tripikësh, i cili u kontestua nga Vllaznia me motivacion se kishte përfunduar koha. Pas pushimit, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, kërkoi që sirena e kohës të jetë automatike.
Në këto kushte gjyqtarët vendosën të ndërpresin ndeshjen dhe tani do të vendosë Komisioni i Garave në FSHB për fatin e këtij takimi. Ndeshja u anulua kur rezultati ishte 47-40 për Teutën, ndërsa mbetën pa u zhvilluar edhe dy perioda.