E përditshmja gjermane: Shqipëria, destinacioni evropian me plazhe të gjera, ujëra të kristalta e çmime ekonomike

E përditshmja gjermane “Moin.de” i ka dedikuar një artikull Shqipërisë dhe bukurive që ajo ofron për vendasit dhe turistët e huaj.

Katharina Lembke në artikullin e saj, rreshton Shqipërinë si një prej destinacioneve më të bukura mes Greqisë, Spanjës, e Italisë.

Sado i madh të jetë suksesi për vendin, aq edhe e bën qëndrimin gjithnjë e më të shtrenjtë për turistët. Për fat të mirë, ekziston një alternativë që vështirë se është inferiore ndaj Greqisë apo Spanjës: Shqipëria!

Me plazhe të gjera me rërë, gjire të vegjël dhe ujë bruz, thuajse ndiheni sikur jeni në Greqi – sigurisht pa çmime të larta. Bie në sy veçanërisht resorti bregdetar i Ksamilit, i cili ndodhet në një gadishull. Këtu mund të notosh në ujë të pastër ose të nisësh udhëtime, për shembull në Parkun Kombëtar të Butrintit. Nëse ende keni mall për Greqinë, mund të merrni edhe një varkë nga Ksamili në Korfuz – ishulli është vetëm katër kilometra përtej detit në pikën e tij më të ngushtë”, thuhet në artikull.

Qyteti port i Vlorës, vijon artikulli. është gjithashtu perfekt për një pushim veror në vendin ballkanik. Qyteti ndodhet në jugperëndim të vendit në rivierën shqiptare dhe, sipas ekspertëve të industrisë, ka një nga plazhet më të bukura në rajon.

Turistët duhet të vizitojnë patjetër Lagunën e Nartës ose të bëjnë një udhëtim me varkë në Gjirin e Gramës. Një shëtitje nëpër qytetin e vjetër historik mund të krijojë gjithashtu një atmosferë të veçantë pushimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.