E pëson shoferi në Shkodër, përplasi me makinë 10-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes
Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet, teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet R.S., është proceduar penalisht, pasi akuzohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, këtë të shtunë, një aksident i frikshëm ndodhi në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit. Automjeti tip Audi që shikoni në këto pamje është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.