Java e dytë e gushtit do të jetë java më e nxehtë e këtij muaji ku temperaturat deri të në fund të kësaj javë do të kapin vlerën e 40 gradë celsius, teksa e premtja parashikohet te jetë dita më e nxehtë ku temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë.
“Edhe sot i nxehti afrikan do të jetë prezent dhe parashikohet deri ditën e premte të kulmojë me temperatura të cilat do të qshkojnë në 41 gradë”, shprehet .
Meteorologia e RTSH-së, Rezarta Xhakollari thotë se i nxehti afrikan i cili ka përshkruar të gjithë vendin tonë këto ditë do të largohet në fundjavë, ku temperaturat do të zbresin deri në tre gradë teksa priten edhe reshje shiu.
“Priten ndryshime të kushteve atmosferike. Fundjava do të jetë ajo ku presim një tërheqje graduale të kësaj vatre të nxehte afrikane. Në fundjavë do të kemi vranësira dhe nuk përjashtohen reshje shiu me stuhi të përqendruara kryesisht në veri-lindje. Do të ketë një tendencë rënie temperature me 3 apo 4 gradë”, tha Xhakollari.
I nxehti afrikan do të qëndroj në vendin tonë edhe në dy javët e fundit të muajit gusht.
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…
Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…
Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…
Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…
This website uses cookies.