E reja kallëzon 38-vjeçarin nga Shkodra / Në polici vajza deklaroi se kishte tentuar ta marrë me forcë në makinë

Një vajzë 19 vjeçare ka kallëzuar në Policinë e Shkodrës një 38-vjeçar. E reja e akuzon 38-vjeçarin se ai e ka ngacmuar seksualisht.Madje sipas saj, 38-vjeçari ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij. Menjëherë pas kallëzimit të vajzës, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër për këtë ngjarje arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjecarin banues në Shkodër njofton policia.Ndërkohë Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan një 33 vjecar, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, uniformat blu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë përnjë shtetas 40 vjec, banues në Dobraç, pasi në segmentin rrugor “Koplik- Shkodër”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.