E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua është vrarë me armë zjarri.
Sipas burimeve mësohet se viktimë e këtij rasti është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.
Ndërsa gazeta Sinjali raporton se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan dhe fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës.
“Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri”, shkruan kjo gazetë.
Sipas këtij mediumi, personat e dyshuar kanë qenë me një veturë të tipit BMË me targa të huaja të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.