E rëndë në Shkodër/24-vjeçari dhunon të motrën dhe tenton të abuzojë seksualisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që të abuzojë seksualisht me motrën e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 24-vjeçari Artur Qokaj.Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.