E veja e Navalny: Do vijoj misionin e burrit tim kundër Putinit
Tre ditë pasi shërbimet e burgjeve ruse njoftuan se kritiku i Kremlinit Alexey Navalny kishte vdekur, e veja e tij Yulia Navalnaya u zotua të vazhdojë misionin e opozitarit rus.
Figura e opozitës ruse ndërroi jetë të premten në një koloni penale në veri të Rrethit Arktik, sipas shërbimit rus të burgjeve.
Ai po vuante dënime të shumta për mashtrim, ekstremizëm dhe akuza të tjera që ai i hodhi poshtë si të motivuara politikisht.
Në një fjalim 8-minutësh në mediat sociale, Navalnaya akuzoi presidentin Vladimir Putin si përgjegjës për vdekjen e burrit të saj, ndërsa tha se autoritetet po fshihnin trupin e burrit të saj të ndjerë, duke sugjeruar se ai ishte helmuar.
Zëdhënësi i Navalnyt tha në rrjetin X se trupi i tij nuk do t’i kthehet familjes për të paktën 14 ditë të tjera. Ndërkohë, në frontin e betejës, forcat ukrainase të premten njoftuan tërheqjen e tyre nga Avdiivka, një qytet që muajt e fundit u bë një nga betejat më të ashpra në frontin lindor.