Lajme

E vetmja inxhiniere aviacioni në Shqipëri, historia frymëzuese e Senada Mehmetit

Senada Mehmeti është inxhinierja e parë shqiptare e aviacionit dhe e vetmja vajzë në këtë fushë në Shqipëri.

Ajo ka përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi dhe aktualisht është pedagoge në këtë fushë.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Senada tregoi pasionin dhe dashurinë për punën e saj.

Ideja që unë të vazhdoja për inxhiniere erdhi gjatë një bisede me kushëririn tim. Ai më tha që inxhinieria është një degë shumë e bukur, por shumë e vështirë, sidomos për vajzat është ‘totalisht e pamundur’.

Familjarët dhe shoqëria ime mendonin se ‘për të mirën time’ nuk duhet ta vazhdoja inxhinierinë, por të zgjidhja një degë pak më femërore, që të kisha mundësi të merresha edhe me gjëra të tjera dhe të mos ngarkoja veten,” tha inxhinierja e re.

Nga Inxhinieria e Ndërtimit, Senada zgjodhi ta vazhdojë rrugëtimin e saj akademik si inxhiniere aviacioni. Diçka e madhe e intrigoi atë.

E pamundura! Unë gjithmonë kam synuar për gjëra shumë të mëdha ose të paarritshme. Kisha dëgjuar për aviacionin që ishte diçka e vështirë dhe më intrigoi kjo gjë,” u shpreh znjsh. Mehmeti.

Inxhinieria është një profesion që kërkon vigjilencë, sepse gabimet më të vogla mund të çojnë në katastrofa shumë të mëdha.

Senada ka edhe një mesazh për ata që janë ende të paqartë në jetën e tyre.

Mos dëgjoni asnjëherë të tjerët! Gjithmonë vendosini vetes qëllime shumë të mëdha në fillim, se në qoftë se nuk i arrini një nga ato super-të-mëdhatë do arrini një tjetër që keni vendosur. Mos dëgjoni të tjerët, sepse kapaciteti juaj është i ndryshëm nga i atyre që ju dëgjojnë, qofshin edhe familjarët. Punoni shumë fort, me integritet dhe me personalitet dhe mos lejoni asnjëherë që të njolloseni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.