Ecje sportive, ekuadoriani fiton të artën dhe feston si Kristiano Ronaldo
Brian Daniel Pintado ka fituar sot medaljen e artë në një nga disiplinat më të bukura të olimpiadës. 29-vjeçari kaloi i pari finishin pas 20 km ecje sportive dhe më pas bëri “SIUUUU” e famshëm të Kristiano Ronaldos.
Atleti kishte marrë pjesë edhe në Rio 2016 në këtë garë dhe përfundoi i 37 me kohën 1:23:44 ndërsa sot kaloi i pari finishin me kohën 1:18:55.