Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptar, të ardhurat rritje me 51 miliardë lekë

ekonomi rritje

ekonomi rritje

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 9-mujorit të këtij viti rezultojnë 477.25 miliardë lekë, njofton ATSH.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur të premten se ekonomia po vijon ecurinë pozitive dhe se të ardhurat janë 51 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 9-mujorin e vitit 2022.

“Ekonomia vijon ecurinë pozitive. Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë ose 101.5% e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 51 miliardë lekë ose 12% më shumë” tha ministri.

Raporti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit paraprak tregon se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë, 11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Sipas raportit, shpenzimet e përgjithshme publike, për 9 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë lekë, me një realizim në 92.2 % të planit të së njëjtës periudhë.

Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.8 % më të larta ose rreth 15.7 miliardë lekë më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 9 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë lekë sufiçit i planifikuar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë lekë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.