Categories: BotaLajme

Ecuria e mirë e inflacionit, Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet. Banka mori kthesën e politikës monetare, duke ulur koston e huamarrjes, përpara homologëve të saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo lëvizje erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në një gjeneratë.

BQE uli normën e saj bazë të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 3.75 për qind pas mbledhjes së këshillit të saj drejtues në Frankfurt. Banka njoftoi se në vijim do të vazhdojë të ketë një “qasje që do të jetë në varësi të ecurisë së të dhënave, pas çdo takimi”.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha muajin e kaluar se ishte “me të vërtetë e sigurt” se inflacioni i Eurozonës ishte nën kontroll pasi u ngadalësua nga një kulm mbi 10 për qind në 2022 afër objektivit të tij prej 2 për qind. Lëvizja e fundit e bakës erdhi një ditë pas një uljeje të ngjashme të normës nga Banka e Kanadasë dhe pas vendimeve të mëparshme për të lehtësuar politikën monetare nga bankat qendrore në Brazil, Meksikë, Kili, Zvicër dhe Suedi këtë vit.

Në të kundërt, Rezerva Federale e SHBA pritet të mbajë të pandryshuara normat e saj në takimin e radhës, pasi presionet e çmimeve në ekonominë më të madhe në botë rezultuan më të forta sesa pritej. Edhe për Bankën e Anglisë analistët nuk presin që të ulet norma bankare nga niveli më i lartë 16-vjeçar prej 5.25 për qind, kur të mblidhet më 20 qershor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

29 minutes ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

32 minutes ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

36 minutes ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

38 minutes ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

41 minutes ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

2 hours ago

This website uses cookies.