Edhe 54 prokurorë në Vetting/ Procesi ka nxjerrë nga sistemi gjysmën e subjekteve

Prej fillimit të procesit të Vettingut, rrjetën e komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kanë kaluar 123 prokurorë në të gjithë vendin ndërsa 108 u shkarkuan. Ende në proces janë 54 prokuror mbi të cilët do të kryhet verifikimi i pastërtisë së figurës, ai i pasurisë dhe integriteti profesional. 24 prokurorë dhanë dorëheqje si magjistratë, duke zgjedhur të mos bëheshin pjesë e verifikimeve. Të dhënat u bënë me dije në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve ku njerëzit e organit të akuzës zgjodhën 3 përfaqësuesit e tyre për në KLP.

Vitet e fundit kanë qenë më të vështira në historikun e prokurorisë shqiptare e tha dhe prokurori i përgjithshëm. Ju u vutë në sprovë të fortë besimin moral, shoqëror por edhe juridik. Një pjesë prej jush arriti ja doli dhe sot është këtu mes nesh”, tha Alfred Balla.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi më shumë solidaritet  midis prokurorëve kur bëhet fjalë për kërcënimet që vijnë nga shkelës të ligjit.  

Për herë ka pasur kërcënime dhe gjithmonë sipas legjislacionit në fuqi, këto janë trajtuar për ti dhënë zgjidhje çështjeve që lidhen me sigurinë e prokurorëve. Për sa i përket rastit të fundit, ne kemi qenë në kontakt me Këshillin e Lartë të Prokurorisë që në momentet e para, janë organizuar disa takime janë marrë masa dhe nuk besoj se ka diferencë në atë kontekst”, tha Olsian Çela.

Në fund të procesit të votimit ku morën pjesë 234 prokurorë nga 243 në të gjithë vendin, mes 5 kandidaturave, Moisi Duda, Olger Eminaj, dhe Vatë Staka  u zgjodhën për të qenë anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

1 day ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

1 day ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 day ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 day ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

1 day ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

1 day ago

This website uses cookies.