Edhe “Allianz Arena” nderon Bekenbauerin

Allianz Arena
Bajerni i Mynihut lajmëroi ditën e sotme se do të nderojë kujtimin e Franc Bekenbauer duke i dedikuar një mesazh në anën e jashtme të “Allianz Arena”.
Klubi ka lajmëruar se duke nisur nga dita e sotme mes orës 16:30 dhe 22:00 në anën e jashtme të impiantit do të lexohet fraza: “Faleminderit Franc”.
Po i njëjti mesazh, por i shoqëruar me drita të ndryshme do të jetë i dukshëm edhe ditën e premte. Duke nisur nga ora 16:30 deri në 00:30 stadiumi do të ketë të njëjtin mesazh. Ky i fundit do të shikohet edhe gjatë ndeshjes me TSG 1899 Hofenhaim.