Edhe Futbolli i Femrave në RTSH/Trajneri Leka: Lajm i gëzuar, një frymëmarrje për kampionatin e femrave

Transmetimi i ndeshjeve të futbollit për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, pa pagesë në ekranin e RTSH-së është komentuar edhe nga trajneri i Vllaznisë kampione në futboll femra, Nikolin Leka. Realisht, Klubi i Futbollit Femra Vllania, ka pasur një bashkëpunim të mirëfilltë edhe më herët me RTSH-në, por për trajnerin e Vllaznisë Leka, tashmë hapësira e futbollit të femrave në ekranin ne RTSH-së, do të jetë edhe më e madhe.Në këtë mënyrë, krahas Vllaznisë së Superiores së meshkujve, nga qyteti i Shkodrës, pritet të përcillen drejtpërdrejt edhe ndeshjet e Vllaznisë të Superiores së femrave.