Edi Paloka për RTSH: Me Ramën e vetmja mënyrë është forca, të nisim protestat radikale

Të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë në zgjedhjet e ardhshme, ata dhe opozita duhet ta përfitojnë me çdo mënyrë, qoftë edhe me  forcë. Ky është qëndrimi i Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, shprehur në një intervistë për RTSH-në.

Me Ramën nuk mund të ketë as dialog, as marrëveshje normale. Me Ramën ka vetëm një mënyrë, Me forcë. Ose i marrim me forcë të drejtat tona, ose kot të kemi iluzion që me ndryshime kodi zgjedhor do të arrijmë të kemi zgjedhje të lira”, tha Paloka.

Në intervistën për RTSH-në, Edi Paloka tha se nëse Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, që do të mblidhen këtë javë, marrin vendim për nisjen e protestave pa kthim deri ne krijimin e qeverisë teknike si garant për zgjedhje të lira, atëherë ato sipas Palokës duhet të jenë jo vetëm të qëndrueshme por edhe radikale

Protestat duhet të jenë radikale. Edhe unë kam familjen dhe fëmijët e mi këtu . Por ose do të pranojmë diktaturën, ose do të duhet të sakrifikojmë të gjithë“, tha Paloka.

Paloka ka thirrur të premten mbledhjen urgjente te Këshillit Kombëtar për përcaktimin e aksionit opozitar për nisjen në vjeshtë të protestave pa kthim deri në plotësimin e kërkesës bazë të opozitës për zgjedhje të lira. Më herët do te mblidhet edhe Kryesia e Partisë Demokratike ku krahas aksionit opozitar do të miratohet edhe lista e drejtuesve politik në qarqe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.