Edi Rama: Do rishikojmë strategjinë për Diasporën, shqiptarët s’kanë qenë kurrë si sot

add55b4c0acb4752b4593d493f3506f6

add55b4c0acb4752b4593d493f3506f6

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strategjia për Diasporën do të rishikohet për të trajtuar çështjet aktuale që prekin shqiptarët jashtë vendit.

Duke folur në samitin e tretë të Diasporës, Rama theksoi se pavarësisht se kjo strategji që është nënshkruar kryesisht me Kosovën, zgjat deri në vitin 2025 ajo duhet rishikuar.

Ajo që nisi me Komitetin për Diasporën, komisionin parlamentar për Diasporën dhe emigracionin, shkollat dhe kurrikulat e përbashkëta të Diasporës të dakordësuara më qeverinë e Kosovës janë pjesë e strategjisë kombëtare për Diasporën që e ka afatin e vet deri në vitin 2025 dhe që deri në 2025-n duhet riparë për t’u aktualizuar në funksion të të gjitha atyre komunikimeve dhe atyre gjërave që duhet të shkojnë më shpejt dhe më mirë.

Është një dokument që për t’u materializuar duhen veprime dhe ndërveprime, edhe me Kosovën, me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi sepse është shumë e rëndësishme që në këtë të funksionojmë si një mekanizëm”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisw theksoi gjithashtu se “asnjë vend tjetër në botë nuk i detyrohet Diasporës saç i detyrohet Shqipëria. Nuk mund dot ta lërë pa e shfrytëzuar këtë fuqi të pamatshme.

“Këtë herë unë besoj se në dritën e 110 vjetorit të pavarësisë që jo vetëm kushtet por edhe dëshirat janë mjaftueshmërisht të pjekura për ta besuar profecinë e një admiruesit të madh, Maksimilian Lambertzit, siç shkruan ai, historia e njerëzimit do të jetë e plotë vetëm atëherë kur shqiptarët do të lejohen ta shkruajnë fjalën e tyre”, nënvizoi Rama.

Ai shtoi se shqiptarët “kanë të drejtë të ankohen dhe të kërkojnë më shumë sepse më shumë duhet bërë, por si sot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më parë, nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre jo vetëm për të marrë vendimet që dëshirojnë aty ku janë”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.