add55b4c0acb4752b4593d493f3506f6
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strategjia për Diasporën do të rishikohet për të trajtuar çështjet aktuale që prekin shqiptarët jashtë vendit.
Duke folur në samitin e tretë të Diasporës, Rama theksoi se pavarësisht se kjo strategji që është nënshkruar kryesisht me Kosovën, zgjat deri në vitin 2025 ajo duhet rishikuar.
“Ajo që nisi me Komitetin për Diasporën, komisionin parlamentar për Diasporën dhe emigracionin, shkollat dhe kurrikulat e përbashkëta të Diasporës të dakordësuara më qeverinë e Kosovës janë pjesë e strategjisë kombëtare për Diasporën që e ka afatin e vet deri në vitin 2025 dhe që deri në 2025-n duhet riparë për t’u aktualizuar në funksion të të gjitha atyre komunikimeve dhe atyre gjërave që duhet të shkojnë më shpejt dhe më mirë.
Është një dokument që për t’u materializuar duhen veprime dhe ndërveprime, edhe me Kosovën, me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi sepse është shumë e rëndësishme që në këtë të funksionojmë si një mekanizëm”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisw theksoi gjithashtu se “asnjë vend tjetër në botë nuk i detyrohet Diasporës saç i detyrohet Shqipëria. Nuk mund dot ta lërë pa e shfrytëzuar këtë fuqi të pamatshme.”
“Këtë herë unë besoj se në dritën e 110 vjetorit të pavarësisë që jo vetëm kushtet por edhe dëshirat janë mjaftueshmërisht të pjekura për ta besuar profecinë e një admiruesit të madh, Maksimilian Lambertzit, siç shkruan ai, historia e njerëzimit do të jetë e plotë vetëm atëherë kur shqiptarët do të lejohen ta shkruajnë fjalën e tyre”, nënvizoi Rama.
Ai shtoi se shqiptarët “kanë të drejtë të ankohen dhe të kërkojnë më shumë sepse më shumë duhet bërë, por si sot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më parë, nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre jo vetëm për të marrë vendimet që dëshirojnë aty ku janë”
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.