Edi Rama flet nga vila e Enver Hoxhës: E mposhtëm fantazmën që jetonte këtu

rama fantazma

rama fantazma

Kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin francez Emanuel Makron në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha teksa theksoi se tashmë ky mjedis është shndërruar në një vendtakimi për artistët edhe fantazma që jetonte këtu është mposhtur.

“Kërkuam që nuk duhet parë dora e arkitektit duhet të shohim ndryshimin e hapësirës nga errësira në dritë dhe të krijohet energjia e lirë për shtëpinë, ku kuptohet ka pasur dikur një fantazmë por më fund kjo hapësirë është e çliruar. Dhe fantazmën mund ta përmendim sa herë të duam dhe ajo është në dispozicionin tonë dhe jo ne në dispozicionin e saj. E kemi mposhtur”, u shpreh Rama.

Kryeministri shkoi më tej kur u shpreh se po të vijonte ende periudha e regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha, do të ushtrohej një terror i pashembullt ndaj të ftuarve francezë me në krye presidentin Makron.

Një pjesë e madhe që nuk supozohej të vinit kurrë në Shqipëri dhe sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim të gjithëve ju dhe të merrnim peng presidentin e Republikës. Për më tepër ka armiq të popullit shqiptar këtu, një i ri që e ka lënë Shqipërinë kur ishte ende në barkun e nënës së tij duke zbritur nga malet më të larta të Shqipërisë në shtigjet torturuese dhe aty filloi të vallëzonte për t’u bërë koreograf i madh në Francën e Lirë”, theksoi Rama, duke e shoqëruar me të qeshur.

Ndërkaq, më herët ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se vila e ish-diktatorit Enver Hoxha është hapur për artin duke u shndërruar në një rezidencë artistësh përmes një bashkëpunimi me fondacionin francez “Art Explora”.

Sipas Margaritit, shndërrimi i kësaj vile me një rezidencë artistësh, është dënimi më i keq në botën e përtejme të fantazmës që e posedonte.

“Vështirë ta ndash nëse ngjallte më shumë frikë apo kuriozitet një objekt i poseduar nga fantazmat e së shkuarës.

As restaurime të plota nuk kemi bërë. Mes dilemës nëse duhej ta linim të rrënohej bashkë me kujtesën e saj apo të ruhej si dëshmia e 50 viteve të rrëmbyera nga jetët e të gjithë shqiptarëve.

Nëse muret e kësaj shtëpie do të flisnin se çfarë kanë dëgjuar për artin që pas çlirimi e deri në rënien e diktaturës do tregonin se si poseduesi i kësaj vile e përdorte herë si mjet propagande, herë për të manipuluar turmën  e herë për të mbyllur, mbytur e mallkuar e prerë krijimtarinë e jetën e artistëve, poetëve, muzikantëve. E në fakt është një listë mjaft e gjatë e të persekutuarve dhe dënuarve për shkak të artit.

Ne jemi të paduruar të përjetojmë kohën kur kjo vilë të mos quhet më vila e Enverit, por vila e artit, një hapësirë e munguar dialogu”, tha Margariti.

Ministrja u shpreh më tej shndërrimi i vilës së Hoxhës, në një rezidencë artistësh, e kthen Shqipërinë në një destinacion jo vetëm turistik, por edhe artistik.

“Në këtë shtëpi paradoksesh ne sot i hapim rrugë edukimit të brezit të ri përmes artit. Kjo rezidencë artistësh e kthen Shqipërinë në destinacion turistik e artistik”, u shpreh Ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.