Edicioni i 14- të “Marshimi i përvitshëm” / Prej 14 vitesh promovuesit e natyrës eksplorojnë majat e maleve
Dashamirësit e natyrës dhe ngjitjeve në mal, anëtarë të klubit “Taraboshi Shkodër” e kanë kthyer në traditë çdo fillimvit ngjitjen në mal. “Marshimi i Përvitshëm” e ka zanafillën e vet rreth 14 vite më parë në fillim të muajit janar 2010, atëhërë kur aktivisti Kastriot Faci organizoi për herë të parë një marshim në malin e Taraboshit me pjesëmarrjen e 50 fëmijëve dhe të rinjve nga qyteti i Shkodrës dhe Komuna Ana e Malit. Ky vit pati si destinacion Ganjollën me pikënisje Gurin e Zi.
“Ngjitje të tilla të mbushin me energji dhe adrenalinë”, shprehet organizatori Faci.
Edicioni i 14-të i Marshimit të Përvitshëm u parapri nga darka festive, e zhvilluar një natë më herët. Muzika popullore shkodrane dhe ajo e mbarë trevave shqiptare erdhi bukur përmes zërit të këngëtares Orjeta Kelaj me shoqërimin e maestro Ilir Zogës.