Qindra artistë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptarë u mblodhën në Sofrën Dardane, aktivitet i cili çeli siparin e edicionit ts 22-të në qytetin e Bajram Currit.
Grupet folklorike të Tropojës, Vlorës, Mallakastrës, Dibrës së Madhe, Çamërise, Gjakovës. Ansambli Shteteror i Maqedonisë së Veriut, në çelje të aktiviteteve parakaluan në bulevardin kryesor të Bajram Currit nën tingujt e tupaneve, fyejve e veglave të tjera burimore.
“Sofra Dardane”, përkoi me ceremoninë e shpalljes kampion të ekipit të futbollit “Valbona e Tropojës” në kategorinë e dytë i cili u ngjit në kategorinë e parë. Për ekipin e futbollit u rezervua një pritje e veçantë, shoqëruar me performancën e artistëve, këngëve e valleve që mbushën stadiumin në qendër të qytetit.
Kryetari i bashkisë Rexh Biberaj duke falenderuar grupet pjesmarrëse në sofrën dardane por edhe ekipin e futbollit të Valbonës për këtë arritje historike tha se Tropoja do të vijojë angazhimin e saj në përmirësimin e mëtejshëm për turizmin elitar i cili po shënon rritje mga viti në vit. Sofra Dardani do të vijojë edhe për dy netë të tjera ndërsa shënohen edhe dy ngjarje të rëndësishme për Tropojën.
Zbulimi i shtatorës të heroit kombëtar gjeneralit të UÇK Tabir Sinani ne qendër të qytetit të Bajram Currit por edhe celjes së sezonit turistik në Valbonë.
Gjatë vitit 2023, Tropoja u vizitua nga 150 mijë turistë vendaj e të juaj ndërsa këtë sezon pritet që numri i tyre të kalojë 200 mijë.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.