Edicioni i ri i “Salloni i Vjeshtës”/”Lumturi e mundur” është tema e ekspozitës kombëtare për këtë vit
“Salloni i Vjeshtës” mbetet një nga evenimentet më të rëndësishme në kalendarin vjetor të aktiviteteve të Galerisë së Arteve Shkodër. Këtë vit ekspozita kombëtare do të shënojë edicionin e 17-të duke vazhduar në rrugën e traditës. Interesi për të marrë pjesë duket i lartë ndërsa tema e këtij viti është “Lumturia e mundur”.
Galeria e Arteve të Shkodrës synon që përmes “Salloni-t të Vjeshtës” të hedhë një vështrim mbi shoqërinë duke e pasqyruar atë në formën artistike.”Salloni i Vjeshtës” pritet të mbahet rreth ditëve të fundit të muajit nëntor.