Edmond Halili, 50 vite në skenë/Aktori i humorit riktheu nostalgjinë e estradës në Teatrin “Migjeni”

IMG 20231116 WA0006
Ishte një mbrëmje e gjatë humori ajo që dhuroi për artdashësit shkodranë, Mjeshtri i Madh Edmond Halili në recitalin e tij “50 Vjet në skenë” zhvilluar në Teatrin “Migjeni”. Aktori i mirënjohur riktheu nostalgjinë e Estradës së Shkodrës me humorin e Shtjefën Palushit, Tano Banushit, Paulin Prekës, Bik Pepës etj. Mbrëmja u gërshetua bukur me muzikën shkodrane dhuruar nga artistët e qytetit dhe të ftuarit e këtij spektakli.Bashkëpunëtorët e tij Dana Xhaj dhe Muhamet Çekini u ndjenë të emocionuar në këtë rikthim në skenë.Aktori i humorit Edmond Halili numëron role të shumta përgjatë karrierës së tij gjysëmshekullore në skenë. Ndonëse prej vitesh jeton në Durrës, ai asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin e tij Shkodrën.