Edmond Halili, 50 vite në skenë / Mjeshtri i humorit ka spikatur me rolet e tij si pjesë e estradës së Shkodrës
Estrada e Shkodrës është një prej krenarive të këtij qyteti. Në 65 vitet e ekzistencës së saj kanë buruar figura të shquara të humorit shkodran dhe atij shqiptar. Njëri prej tyre është mjeshtri Edmond Halili.
Aktori i mirënjohur i ka fillimet e tij në zhanrin e komedisë në vitin 1973, kohë kur do të angazhohej me Klubin e Rinisë, vatra e artistëve të qytetit nga ku do të prekte skenën për herë të parë. Mjeshtri i humorit do të bëhej pjesë e Estradës së Shkodrës në vitin 1991. Ai kujton mirë momentin kur ndodhi kjo ngjarje e bukur e jetës së tij.
Ishin vite të arta për Estradën e Shkodrës, me kolosët e humorit në përbërje të saj.
Ka luajtur role të shumta në skenë që nga roje, brigadier, inxhinier e deri tek ministër. Mjeshtri i humorit flet me përzemërsi dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e tij në skenë përgjatë këtyre 50 viteve.
Edmond Halili nuk i përket as Shkodrës dhe as Durrësit, por gjithë Shqipërisë pasi diti t’i falë momente të gëzueshme dhe të qeshura pafund publikut përgjatë 50 viteve në skenë, por edhe duke marrë duartrokitje pafund.