Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së

397206220 867553768281097 8295429817265118734 n
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Edmond Rrushi.
Rrushi vjen në këtë post pas dorëheqjes nga ky pozicion i Jeta Dedës.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit, ministrja Denaj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.
“Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore”, u shpreh Denaj.
Sipas saj, puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU.
Denaj vlerësoi edhe punën nga drejtuesja e deritanishme e AKU-së, Jeta Deda.
1 nga 2

